LAJMI I FUNDIT:

Samsung iu thotë punëtorëve të mos përdorin mjete si ChatGPT, për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Samsung iu thotë punëtorëve të mos përdorin mjete si ChatGPT, për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Samsung ka ndaluar përdorimin e mjeteve gjeneruese të AI-s sikurse ChatGPT në rrjetet e saj të brendshme dhe në pajisjet në pronësi të kompanisë për shkak të frikës se ngarkimi i informacionit të ndjeshëm në këto platforma përfaqëson një rrezik sigurie, raporton Bloomberg News.

Rregulli iu komunikua stafit në një memo që e përshkruan atë si një kufizim të përkohshëm ndërsa Samsung punon për të “krijuar një mjedis të sigurt” për të përdorur në mënyrë të sigurt mjetet gjeneruese të AI-s, transmeton Telegrafi.


Faktori më i madh i rrezikut ka gjasa të jetë chatboti i OpenAI, ChatGPT, i cili është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar jo vetëm si lodër për argëtim, por si një mjet për të ndihmuar me punë serioze.

Njerëzit mund të përdorin sistemin për të përmbledhur raportet ose për të shkruar përgjigje në email – por kjo mund të nënkuptojë futjen e informacionit të ndjeshëm, në të cilin OpenAI mund të ketë gjithashtu akses.

Rreziqet e privatësisë të përfshira në përdorimin e ChatGPT-s ndryshojnë në bazë të mënyrës se si një përdorues ka qasje në shërbimin. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Faqet e filmave për të rritur duhet të verifikojnë moshën 18 e lartë të përdoruesve në Luiziana

Faqet e filmave për të rritur duhet të verifikojnë moshën 18 e lartë të përdoruesve në Luiziana

Teknologji
Po vjen video-loja e re e

Po vjen video-loja e re e "God of War"

Lojëra
Kalo në kategori