Të lodhur nga përmbajtja artificiale? Snapchat ndryshon rregullat për videot me AI

Snapchat ka njoftuar se do të ulë dukshmërinë e videove të krijuara plotësisht me Al në seksionin Spotlight, me synimin për të reduktuar përmbajtjen me cilësi të ulët.
Sipas kompanisë, videot e gjeneruara tërësisht nga AI nuk do të rekomandohen më në Spotlight.
Megjithatë, përmbajtja që është përmirësuar ose edituar me ndihmën e AI do të vazhdojë të shfaqet, duke ruajtur edhe etiketat që tregojnë përdorimin e Al.
Snapchat thekson se nuk është kundër përdorimit të AI si mjet krijues, por synon të kufizojë përmbajtjen e përsëritur dhe me cilësi të dobët, e njohur shpesh si "AI slop".
Ky vendim vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë përdorues po shprehin pakënaqësi ndaj përmbajtjes së krijuar masivisht nga AI, ndërsa platforma të tjera, si Meta, vazhdojnë të investojnë në përmbajtje të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.










































