LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S23 Ultra certifikohet nga 3C për karikues 25W

Samsung Galaxy S23 Ultra certifikohet nga 3C për karikues 25W

Seria e Samsung Galaxy S23 është planifikuar që të arrijë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe një nga modelet e linjës veçse kaloi nëpër certifikimin 3C në Kinë.

Numri përkatës i modelit SM-S9180 tregon modelin e nivelit më të lartë Galaxy S23 Ultra. Në certifikim, pajisja është renditur për të mbështetur një karikim maksimal prej 25 W (11V @ 2.25A).


Ky është numër më i ulët se ai i Galaxy S22 Ultra, e cila mbështet karikuesin prej 45W, por nëse e kujtojmë – rimbushja e S22 Ultra prej 45W nuk bëri një ndryshim të konsiderueshëm në kohën e karikimit krahasuar me karikimin prej 25W të Galaxy S21 Ultra, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Testime të tjera zbuluan se S22 Ultra arriti karikimin 45W vetëm për një periudhë shumë të shkurtër kohe, kështu që ndoshta Samsung ka kuptuar se si të mbajë karikimin 25W për më gjatë gjatë ciklit të karikimit të baterisë.

Megjithatë kjo do të thotë që shpejtësia e karikimit do të pëmirësohej ose madje do të mbyllte hendekun midis shifrave të karikimit 45W për S22 Ultra.

Thuhet se S23 Ultra do të ketë dizajn dhe dimensione të njëjta me S22 Ultea, por pritet që kamera të ketë një përmirësim të sensorit prej 200MP. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Një robot humanoid i përshkruar si

Një robot humanoid i përshkruar si "më i avancuari në botë" do të shfaqet në Skoci

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Kalo në kategori