LAJMI I FUNDIT:

Samir Ujkani: Burkina Faso nuk është aspak ekip i lehtë

Samir Ujkani: Burkina Faso nuk është aspak ekip i lehtë

Përfaqësuesja e Kosovës, ka mbajtur sot në Francë, nën udhëheqjen e selektorit Bernard Challandes, dy stërvitjet e para në prag të ndeshjeve miqësore me Madagaskarin dhe Burkina Fason.

Ekipi ka shfaqur një formë shumë të mirë gjatë stërvitjes dhe një frymë bashkëpunimi e optimizmi.

Për mediat ka folur kapiteni i skuadrës, Samir Ujkani, i cili ka deklaruar sot se përvoja e deritashme gjatë kualifikimeve e ka rritur dhe e ka pjekur ekipin dhe se kjo është vënë re edhe sot gjatë stërvitjeve.

Lojtarët sot me lehtësi kanë ndjekur udhëzimet e trajnerit dhe kanë aplikuar teknikat e kërkuara nga ai dhe kjo, thotë Ujkani, vjen si rezultat i njohjes së lojtarëve me njëri tjetrin dhe përvojës tashmë të përbashkët si pjesë e Kombëtares së Kosovës.

“Ekipet kundër të cilave do të luajmë i respektojmë. Burkina Faso nuk është aspak ekip i lehtë. Por, me përvojën e deritashme jam optimist se do të luajmë një lojë të mirë dhe ekipi do të shfaqë fuqinë e tij”.

“Duhet pasur parasysh që fuqia e ekipit nuk janë talentët si individë të veçantë. Fuqia e ekipit vjen në shprehje atëherë kur këta talentet individuale të secilit koordinohen në një mënyrë të atillë që të funksionojnë si një trup i vetëm. Kam besim se ekipi ka arritur një nivel të lartë të koordinimit”, tha Ujkani.

Theksojmë se 29-vjeçari deri më tani për përfaqësuesen sonë ka pasur 19 paraqitje ndërsa më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë, ku ka djersitur fanellën në njëzet raste. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori