LAJMI I FUNDIT:

Sallatë me avokado

Sallatë me avokado

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit për sallatë:


* sallatë e gjelbër e çfarëdo lloji
* avokado
* misër
* bizele
* mish i bardhë pule
* majonezë

Dresing:

* lëngu i 2 limonëve
* 3-4 lugë vaj ulliri
* 1 lugë e mesme mustardë (senf)
* 5 lugë salcë domatesh
* kripë
* piper

Përgatitja:

Në pjatë ovale, vendoset sallata e prerë në pjesë të mëdha. Avokadoja pritet përgjysmë, largohet bërthama, qërohet, pritet në pjesë të gjata dhe spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet. I hidhen dy-tri lugë majonezë, përzihet mirë dhe vendoset mbi sallatë. Bizelet zihen sipas nevojës, si dhe misri dhe vendosen mbi avokado. Mishi i bardhë pritet në bërxolla të holla, kriposet, i hidhet piper dhe fërgohet nga të dyja anët gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Pritet në pjesë të gjata dhe vendoset mbi sallatë.

Në enë të thellë tunden 3 lugë vaj ulliri, lëng limoni, pak kripë, piper, 1 lugëz sheqer, 1 lugë e mesme mustardë. Shtohet salca e domateve, përzihet mirë dhe hidhet mbi sallatë. Kjo sallatë e begatshme mund ta zëvendësojë një drekë të lehtë ose darkë./Telegrafi/