William Saliba ka zbuluar momentin kur besoi plotësisht se Arsenal do ta fitonte titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Barazimi i Manchester City ndaj Bournemouth të martën konfirmoi Arsenalin si kampion përpara javës së fundit, duke i dhënë fund një gare të gjatë për titullin. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta më në fund arriti të triumfojë pas tri sezoneve radhazi të përfunduara si nënkampione.


Arsenali kishte kryesuar tabelën për pjesën më të madhe të sezonit, megjithëse në një moment dukej se mund ta humbiste avantazhin pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Bournemouth dhe Cityt, rezultate që rikthyen rivalët në garë.

Megjithatë, Saliba e konsideron fitoren 2-0 ndaj Evertonit në Emirates gjatë muajit mars si pikën kyçe të sezonit.

telegrafi.com

“Fillova të ndieja se mund ta bënim në mars. Pas ndeshjes kundër Evertonit, më ishte e qartë se do ta fitonim ligën”, deklaroi mbrojtësi francez.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe e dinim se nuk do të luanim në Ligën Premier deri pas pushimit ndërkombëtar, kështu që ajo fitore ishte shumë e rëndësishme".

“Më pas, City humbi pikë kundër West Hamit dhe ajo ishte një ditë shumë e mirë për ne".

“Kur u kthyem nga kombëtarja ishte pak e vështirë, por ne vazhduam të besonim te vetja, edhe pas humbjes kundër Cityt. Dhe tani jemi kampionë”, përfundoi Saliba. /Telegrafi/

telegrafi sport app