LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha e quan presidentin serb, Putini i vogël – ka një paralajmërim për Vuçiqin pas deklaratave për Kosovën

Sali Berisha e quan presidentin serb, Putini i vogël – ka një paralajmërim për Vuçiqin pas deklaratave për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me Kosovën për vendosjen e reciprocitetit.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Vuçiq është një kërcënim i vërtet për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe se ai paraqet një Putin të vogël në Ballkan.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Presidentit të serbomadhisë Aleksander Vuçiq ndaj marrëveshjeve dhe kërcënimin e tij për reagim vdekjeprurës ndaj vendimit legjitim të qeverisë së Republikës së Kosovës, paralajmëroj presidentin e serbomadhisë të lërë kërcënimet dhe të mos guxojë ndonjë akt aventuresk se fati i kasapit të Ballkanit, atit të tij shpirtëror Sllobodan Millosheviq e pret”, ka shkruar Berisha.

Vuçiq: Serbia nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot, kur bëhet fjalë për Kosovën
Lexo po ashtu Vuçiq: Serbia nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot, kur bëhet fjalë për Kosovën

Postimi i plotë:

Reagimi si Putini i vogël i Aleksandër Vuçiqit.

Të dashur miq, serbomadhi Vuçiq u zotua në fillim të korrikut për ‘reagim’ vdekjeprurës ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit, barazisë midis dy vendeve në përdorimin e letërnjoftimeve dhe targave të automjeteve, duke bërë të detyrueshëm përdorimin nga qytetarët e Kosovës të targës së Republikës së Kosovës në të gjithë territorin e saj, pavarësisht origjinës etnike të tyre.

Shtoj këtu se ky vendim i qeverisë së Kosovës që do të hyjë në fuqi në shtator 2022, bazohet në marrëveshje të firmosur ne Bruksel vite më parë nga qeveritë e te dy vendeve.
Pas kërcënimit një muaj më parë për reagim vdekjeprurës ndaj Kosovës, presidenti i Serbomadhesë Vuçiq, sot thirri një konferencë shtypi të jashtëzakonshme në të cilën ai kërcënoi haptas perëndimin duke u shprehur se “nuk beson se doni konflikt në Kosovë’. Dmth sipas tij zbatimi i marrëveshjes nga qeveria e Kosovës do të përdoret nga ai si ‘Casus Beli’, dhe kjo dëshmon qartë se, Aleksandër Vuçiq është një kërcënim i vërtet për paqen dhe stabiliteti në rajon, dhe se ai paraqet një Putin të vogël në Ballkan.

Ky reagim me kërcënim vdekjeprurës dëshmon se nacionalizmi i verbër serb është sot njëlloj si në kohën e Millosheviçit, një fuçi baruti shumë i rrezikshëm për Ballkanin.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Presidentit të serbomadhisë Aleksander Vuçiq ndaj marrëveshjeve dhe kërcënimin e tij për reagim vdekjeprurës ndaj vendimit legjitim të qeverisë së Republikës së Kosovës, paralajmëroj presidentin e serbomadhisë të lërë kërcënimet dhe të mos guxojë ndonjë akt aventuresk se fati i kasapit të Ballkanit, atit të tij shpirtëror Sllobodan Millosheviq e pret. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori