LAJMI I FUNDIT:

Safari i ri i Apple “mbyt” videot irituese

Safari i ri i Apple “mbyt” videot irituese

Në internet ka mjaft gjëra irrituese, dhe nëse lexoni lajme në disa faqe globale menjëherë ju del një video që fillon të emitohet.

Nëse vazhdoni të lexoni lajmin, kjo video do t’ju “ndjekë”. Këto klipe irituese shpesh kanë përmbajtje sipërfaqësore me përmbajtjen e tekstit që lexoni dhe shpesh janë të përcjella me reklama, ose shkojnë menjëherë pas tyre.


Apple pohon se ka zgjidhje për këtë problem. Nënpresidenti i kompanisë Craig Federigi paralajmëroi se përditësimi i ri i shfletuesit të Apple, Safari do të sjellë një numër të madh opsionesh të reja.

Në mesin e tyre gjendet edhe “ndjekja inteligjente e preventivës, e cila do të shërbejë që të zvogëlohet sasia e të ashtuquajturave ad tracker dhe çfarë është më e rëndësishme, opsionin e bllokimit të video-klipeve “vetë-lëshuese” (autoplay video blocking), transmeton KosovaPress.

Mbetet të shihet se sa Safari i ri do të jetë agresiv dhe nëse për shembull “do të mbysë” klipet në Facebook dhe Twitter.