LAJMI I FUNDIT:

Sadio Mane tregon se Liverpooli e ka ndryshuar orarin e stërvitjeve për lojtarët e tyre myslimanë gjatë Ramazanit

Sadio Mane tregon se Liverpooli e ka ndryshuar orarin e stërvitjeve për lojtarët e tyre myslimanë gjatë Ramazanit

Sadio Mane ka zbuluar se Liverpooli punon ngushtë me lojtarët e tyre myslimanë për t’u siguruar që ata të mund të stërviten në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mane është një nga katër yjet e Liverpoolit që janë myslimanë, me tre të tjerët Ibrahima Konate, Naby Keita dhe Mohamed Salah.

Muaji aktual, prilli, është i gjithi i ngarkuar me Ramazanin dhe myslimanët në mbarë botën agjërojnë gjatë orëve të ditës, nga agimi deri në perëndim të diellit.


Përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Reds me Villarrealin, Mane foli për beIN SPORT dhe u pyet se si klubi i tij ka ndihmuar gjatë këtij muaji të shenjtë.

“Nuk është aspak e lehtë të luash gjatë Ramazanit. Para Ramazanit u përpoqëm të flisnim me kapitenin dhe t’i themi trajnerit a mund të ndryshojmë orarin?”, ka thënë fillimisht Mane.

“Ne stërvitemi në mëngjes, kështu që është më e lehtë tani. Nëse stërviteni në mëngjes keni kohë për të pushuar dhe për të shkuar në shtëpi gjatë ditës”.

“Do të jetë e vështirë nëse stërviteni rreth orës 14:00, 15:00, do të jetë e vështirë. Mendoj se kjo i bën gjërat më të lehta dhe po përpiqemi të bëjmë më të mirën”.

Ditët e ndeshjeve funksionojnë ndryshe duke pasur parasysh oraret e ndryshme të fillimit të takimeve në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Mane vazhdoi të shpjegojë se sa i dobishëm është dietologu i Liverpoolit gjatë Ramazanit.

“Mendoj se ne dhe Liverpooli, për t’i bërë gjërat më të lehta për ne, flasim me dietologen tonë veçanërisht para ndeshjes, ajo bën gjithçka më të lehtë për ne për t’u siguruar që ne mund ta bëjmë Ramazanin tonë”, përfundoi sulmuesi.

Trajneri i St Etienne thuhet se u ka kërkuar lojtarëve myslimanë të mos agjërojnë gjatë Ramazanit
Lexo po ashtu Trajneri i St Etienne thuhet se u ka kërkuar lojtarëve myslimanë të mos agjërojnë gjatë Ramazanit

Liverpooli është ende në garë për të fituar katër trofe historik brenda një sezoni, me Kupën Carabao që tashmë e kanë në zotërim.

Ata kanë kaluar në finalen e FA Cup dhe janë një pikë prapa Manchester Cityt në Ligën Premier. Megjithatë, për të shkuar në Paris muajin e ardhshëm për një takim me Cityn ose Real Madridin, ata do të duhet të kalojnë Villarrealin e Unai Emeryt, të cilin e mposhten 2-0 në Anfield. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në

Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në

Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori