LAJMI I FUNDIT:

Sadiku: Barrikadat janë duke e bllokuar vetë komunitetin serb në veri

Sadiku: Barrikadat janë duke e bllokuar vetë komunitetin serb në veri

Veriu i Kosovës ka hyrë në ditën e 19 të bllokimit të rrugëve, pas vendosjes së barrikadave nga grupet e caktuara të serbëve atje.

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, në një prononcim për Telegrafin ka thënë e barrikadat janë duke e bllokuar vet komunitetin serb në veri.


Ai tha se e keqja e këtyre barrikadave është se serbët duke i bllokuar rrugët janë duke e pamundësuar komunikimin me pjesën tjetër të qytetit.

“Po flas nga prizmi i gjendjes së Mitrovicës që 23 vite. Kjo gjendje nuk është ndonjë gjendje alarmante, po është një risi që definitivisht kanë arritur barrikadat në pjesën veriore dhe tregimi po vazhdon që fatmirësisht dhe fatkeqësisht në barrikadat janë duke pësuar më shumë komunitetit me shumicë serbe, dhe ata janë duke e bllokuar vetëveten. E keqja është se komuniteti me shumicë serbe nuk kanë mundësi të komunikojë me pjesën tjetër. Këmbësorët janë duke kryer punët e tyre e nuk vërehet ndonjë pasojë e madhe”, ka thënë Sadiku.

Barrikada te ura e re afër “Kërshit Dudës”, në veri të Mitrovicës

Kjo theksoi ai vjen si pasojë e Listës Serbe, e cila siç u shpreh Sadiku është duke tentuar të bllokojë jetën normale në veri.

“Komuniteti serb në vend që të përgatiten për festat e tyre, po bëjnë barrikada. Ata po bëjnë luftë psikologjike ndaj popullatës së vet. Si dhe subjekti politik, Lista Serbe është duke tentuar që maksimalisht të bllokojë dhe jetën normale atje”, u shpreh Sadiku.

Sa i përket Komunës së Mitrovicës së Veriut, ai thotë se është duke funksionuar normalisht.

“Komuna është në shërbim të qytetarëve, andaj i ftoj qytetarët që të vij dhe të marrin shërbimet e tyre. Me sa ka njoftim vetëm kadastra nuk kryen shërbime e shërbimet tjera elementare kryhen në këtë komunë”, deklaroi më tej.

Sadiku ka treguar pas bllokimit të rrugëve kryesore, Ministria e Infrastrukturës ka hapur rrugë te lagja e Doktorëve në veri të vendit.

Barrikada tek shkolla teknike në veri të Mitrovicës

“Kur janë ngritur këto dy barrikada njëra te shkolla teknike dhe tjetra te ‘Kërshi Dudës’, Ministria e Infrastrukturës ka hapur shtigje. Është rruga te Lagjja e Doktorëve që shpie tek Qendra e Kulturës dhe galeria ‘Kadri Kadriu’, tek të cilat dheu ka penguar qarkullimin, dhe ministria e ka hapur atë rrugë, pasi një kanal ka bërë telashe dhe është hapur e tash banorët mund të qarkullojnë lirshëm”, tha ai.

Sadiku beson se Kosova dhe Serbia janë afër marrëveshjes finale.

“I qëndroj deklaratës time, që asnjëherë më afër një zgjidhje finale nuk kemi qenë se tash. Këto lëvizjet e fundit veçse po japin shenjë se jemi afër një zgjidhje. Patjetër me dialog që do të bëhet zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka shtet në botë i cili është relevant që nuk ka filluar të merret me çështjen e Kosovës”, u shpreh tutje.

Siç potencoi Sadiku për herë të parë janë festuar krishtlindjet në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Qendrën e Kulturës “Kadri Kadriu”.

“Për herë të parë krishtlindjen janë festuar në veri të Mitrovicës, në Qendrën e Kulturës. Aty kemi lexuar poezi dhe ende ekspozita e piktorëve mbarë kombëtarë që vijnë prej gjithë trojeve shqiptare, dhe në plan kemi që për fund vit të bëjmë një program modest, pasi rrethanat nuk na lejojnë që të dalim në sheshe. Dhe po ashtu do ta bëjmë dhe një program për fëmijë, që edhe ata të gëzohen me një program festiv”, tregoi ai.

Ndërsa, sa i përket mjeteve piroteknike, ai kërkoi që festat e fundvitit secili qytetarë t’i kalojë në mënyrë të dinjitetshme dhe qetësisht, duke mos i përdorë këto mjete.

“Ne kërkojmë që të festohet, por të festohet dinjitetshëm dhe të ruajmë qetësinë në familjet tona”, deklaroi Sadiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori