LAJMI I FUNDIT:

Sacchi: Do të doja të punoja me Salahun, ai përshtatet në mënyrë të përkryer me kriteret e mia

Sacchi: Do të doja të punoja me Salahun, ai përshtatet në mënyrë të përkryer me kriteret e mia

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, e pranon se do të donte të kishte punuar me Mohamed Salahun, ndërsa lavdëron sulimin e Liveproolit.

Sulmuesi egjiptian pëlqehet nga Sacchi jo vetëm për aftësitë e tij, por edhe për personalitetin.


“Unë do të preferoj një lojtar që është i famshëm për punën e tij të palodhur, pa manifestime të panevojshme të protagonistit dhe që korrespondon me idetë e mia”.

“Unë kam parë gjithmonë kokën dhe jo këmbët. Me ndihmën e stërvitjes mund të rregulloni këmbët, por jo kokën”.

“Më pëlqejnë sulmuesit e Liverpoolit për mënyrën se si luajnë. Ata vrapojnë, punojnë për ekipin dhe sulmojnë hapësirat”.

“Unë do të zgjidhja Salah. Ai mund të mos jetë një superyll, por ai i përshtatet në mënyrë të përkryer kritereve të mia si sulmues”, ka thënë Sacchi për Gazzetta dello Sport./Telegrafi/