LAJMI I FUNDIT:

Sabri Fejzullahu flet pas performancës në stadiumin “Fadil Vokrri”: Publik i dashur, sa shumë doja t’ju kisha aty

Sabri Fejzullahu flet pas performancës në stadiumin “Fadil Vokrri”: Publik i dashur, sa shumë doja t’ju kisha aty
Sabri Fejzullahu (Foto: Instagram)

Mbrëmë (e shtunë) të gjithë nga shtëpitë e tyre kishin mundësi të shikonin një performancë të mrekullueshme të legjendës së muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahut.

Ky i fundit interpretoi disa nga hitet e mëdha që ka krijuar ndër vite, në koncertin e organizuar nga Komuna e Prishtinës në Stadiumin “Fadil Vokrri”.


Dhe pas performancës, artisti i mirënjohur ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke shprehur se është tejet i lumtur që ishte pjesë e çdo familjeje, në mënyrë që të lehtësojmë sado pak këtë situatë të vështirë që ka kapluar vendin.

Shpend Ahmeti dhe Sabri Fejzullahu në Stadiumin “Fadil Vokrri” (Foto: Shpend Ahmeti/Facebook)

Ky është postimi i plotë i këngëtarit Sabri Fejzullahu:

“Të dashur shqiptarë,

Falemnderit që nga shtëpitë tuaja ndoqët performancën time në stadiumin “Fadil Vokrri”, të organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari Shpend Ahmeti. Shikime me qindra mijëra, komente pa fund, mesazhe pa fund … sa i lumtur jam që arritëm të lehtësojmë disa nga momentet tuaja gjatë qëndrimit në shtëpi, aty ky është edhe njëri front i luftës ndaj pandemisë Covid-19. Jam i lumtur që isha pjesë e familjeve tuaja të nderuara. Falemnderit edhe Komunës së Prishtinës me kryetarin z. Ahmeti për përkujdesjen. Unë ju dua pa fund dhe bashk me ju lutemi që gjithçka të përfundojë shpejt e mirë! Ne bashkë me ekipin tim, pra, me producentin Shpëtim Desku, menaxherin Avni Selimi, jemi organizuar online dhe po punojmë për këngët e reja. Kreshniku nga “home studio” po bën punën e tij, producenti tjetër në studio në anën tjetër po organizon orkestrimin, dhe mua më mbetet që në kohën time të përcaktuar sipas urdhëresës shtetërore, të shkoj e ti këndoj ato që duhet, e pastaj pjesa tjetër e ekipit gjithashtu online punojnë në realizimin e punëve. Ishte një performancë me shumë emocione dhe mbetet performanca më unike e jetës. Unë me pianistin në skenë, kameramanët gjithandej, por pa juve publiku i dashur … Sa shume doja t’ju kisha aty …! Ju dua pa fund,Sabriano”.

/Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B_azmCUF0D7/