LAJMI I FUNDIT:

Sa ndikon libri në shëndetin tonë mendor?- Libraria “Dukagjini” ndan me ne 5 arsye pse duhet të lexojmë!

Sa ndikon libri në shëndetin tonë mendor?- Libraria “Dukagjini” ndan me ne 5 arsye pse duhet të lexojmë!

10 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor. Shëndeti mendor përfshin mirëqenien emocionale, psikologjike dhe sociale.

Të gjithë kemi ndryshime të gjendjes sonë, uljet dhe ngritjet tona, dhe nuk është e pazakontë të përjetojmë probleme të shëndetit mendor, si stres, ankth dhe depresion. E rëndësishme është t’i trajtojmë këto probleme, duke u kujdesur për veten në mënyra të ndryshme.

 

E dini se leximi i librave mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj mendor?

Libraria “Dukagjini”, me lokacion në qendër të Prishtinës, e cila posedon mbi 35.000 tituj të ndryshëm, përfshirë dhe ata vetëndihmues dhe psikologjikë, jep për ju arsyet kryesore se si ndikon libri në këtë drejtim dhe pse duhet të lexojmë:

  1. “Leximi mund ta relaksojë trupin tuaj duke ulur rrahjet e zemrës dhe duke lehtësuar tensionin në muskujt tuaj. Një studim i vitit 2009 në Universitetin Sussex zbuloi se leximi mund ta reduktojë stresin deri në 68%.
  2. Leximi na “nxjerr” nga bota jone dhe na “shpie” në një botë tjetër brenda faqeve të një libri.
  3. Leximi ndihmon në zbutjen e simptomave të depresionit. Njerëzit me depresion shpesh ndihen të izoluar dhe të larguar nga të gjithë të tjerët. Dhe pikërisht këtë ndjesi librat e pakësojnë.
  4. Leximi parandalon humbjen e kujtesës.
  5. Leximi ndikon në qetësimin dhe largimin e ankthit.

Libraria “Dukagjini”, më datë 10 tetor, do të ofrojë 20% zbritje për librat vetëndihmues dhe ata psikologjikë, me qëllim nxitjen e leximit dhe pasionin ndaj librit.

Artikull i sponzorizuar