LAJMI I FUNDIT:

Sa kushton një çmim “Oscar” dhe nga çfarë materiali është bërë?

Sa kushton një çmim “Oscar” dhe nga çfarë materiali është bërë?
Çmimet "Oscars"

Mbrëmja gala e “Oscars” do të rikthehet në Teatrin Dolby në Los Angeles këtë vit.

Ashtu si vitin e kaluar, për shkak të pandemisë së coronavirusit, ceremonia më e rëndësishme e ndarjes së çmimeve të industrisë së filmit shumë miliardë dollarësh është shtyrë nga muaji i zakonshëm i shkurtit deri në orët e para të së dielës, 12 mars.


“Everything Everywhere All at Once” nga Daniel Kwan është filmi me më shumë nominime për “Oscars 2023” me 11, i ndjekur nga “The Banshees of Inisherin” i Martin McDonagh dhe “All Quiet on the Western Front” i Edward Berger me 9 dhe “Elvis” i Baz Luhrmann me 8.

Çmimet “Oscars”

Përveç nominimeve të shumëpritura çdo vit, çmimet “Oscar” sjellin një sërë pyetjesh interesante.

Të gjitha lajmet nga Oscar
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Oscar

Nga çfarë materiali është bërë në të vërtetë një çmim “Oscar”?

Mund të jetë surprizë për disa, por materiali i përdorur për të bërë çmimet është e njëjta teknologji e përdorur nga NASA për pajisjet e saj.

Kompania përgjegjëse për prodhimin e statujave është Epner Technology, e cila përdor një përzierje bakri, kallaji dhe antimon për të bërë bazën, e cila më pas është e veshur me ar 24 karatësh.
Kompania ofron një garanci të përjetshme për shtresën e arit që vesh çdo çmim.

“Ne garantojmë se shtresa jonë e arit nuk do të humbasë kurrë, prandaj garancia nuk do të duhet të zbatohet kurrë”, deklaroi në atë kohë krijuesi i kompanisë.

Çmimet “Oscars”

Sa vlen një Oscar?

Çmimi i secilit prej çmimeve do t’ju lërë pa fjalë. Në vitin 1950 Akademia prezantoi një ligj që ndalonte shitjen e “Oscars”.

Çmimi real i statujave është në fakt një dollar. Në rast se një person dëshiron të heqë qafe një nga çmimet, ai nuk mund ta shesë atë dhe do të duhet ta kthejë atë në Akademinë për atë çmim. /Telegrafi/

Çmimet “Oscars”

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori