LAJMI I FUNDIT:

Rutina e mëngjesit të Elon Musk – dhe këshilla e tij kryesore për produktivitet

Rutina e mëngjesit të Elon Musk – dhe këshilla e tij kryesore për produktivitet
Foto: Getty Images

Musk është themelues dhe CEO i Tesla dhe i Neuralink. Është e sigurt të thuhet se ai është një djalë produktiv – dhe kjo fillon qysh nga rutina e tij e mëngjesit.

Pasi ka fjetur gjashtë orë , gjëja e parë që bën miliarderi kur zgjohet në orën shtatë të mëngjesit është adresimi i atyre që ai i quan “email kritik” për gjysmë ore.


Ai pi kafe, por shumicën e kohës është shumë i zënë për të ngrënë mëngjesin.

Foto: Britta Pedersen

Pastaj, sipërmarrësi 50-vjeçar dhe ikona e teknologjisë i përshëndet fëmijët dhe i dërgon në shkollë. Më pas, Musk bën një dush dhe shkon në punë. Mëngjeset e tij zakonisht kalojnë në inxhinieri dhe diskutime të projektimit, thotë ai.

Kjo është rutina e përditshme e Musk, sipas një interviste me faqen e internetit të punës Glassdoor.

Foto: The New York Times

Ndërsa Musk planifikon pjesën tjetër të ditës së tij, atij i duhet t’i japë përparësi gjërave. Dhe ky është rekomandimi i tij i produktivitetit edhe për të tjerët. “Përqendrohuni në sinjalin mbi zhurmën. Mos e humbni kohën në sende që në fakt nuk i bëjnë gjërat më mirë”, thotë ai.

Për Musk “sinjali” është zhvillimi i produktit, të cilit ai i kushton shumicën e vëmendjes së tij, sipas një interviste me presidentin e Y Combinator, Sam Altman.

“Unë mendoj se shumë njerëz mendojnë se duhet të kaloj shumë kohë me media ose në gjëra biznesi” thotë Musk . “Por në fakt pothuajse e gjithë koha ime, 80 për qind e saj, është shpenzuar në inxhinieri dhe dizajn”.

Në kohën e tij të lirë, Musk thotë se i pëlqen të shikojë filma, të shoqërohet me miqtë dhe të luajë me fëmijët e tij. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Kalo në kategori