eksperti-banner

Rusia raportoi 29,039 raste të reja të coronavirusit gjatë ditës së sotme, numri më i lartë i rasteve që ka raportuar ndonjëherë në një ditë të vetme.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur vetëm një ditë më parë me 28,782 raste të regjistruara atë ditë.


Numri i përgjithshëm i rasteve të coronavirusit të raportuar në shtetin rus që nga 6 dhjetori është 2,460,770, raporton cnn.

Vendi raportoi 457 vdekje në 24 orët e fundit, duke e dërguar numrin e përgjithshëm zyrtar në 43,141.

Metodat e numërimit të të vdekurve shkaku i COVID-19 janë vënë në dyshim nga vëzhguesit dhe demografët e pavarur. /Telegrafi/