LAJMI I FUNDIT:

Rusia nuk këndon sonte drejtpërsëdrejti në “Eurovision 2017”, festivali merr shije të keqe (Video)

Rusia nuk këndon sonte drejtpërsëdrejti në “Eurovision 2017”, festivali merr shije të keqe (Video)

Sonte (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit më të madh evropian të muzikës “Eurovision 2017”.

“Eurovisioni” është krijuar menjëherë pas luftës së dytë botërore, me qëllim që të bashkojë shtetet evropiane duke lënë mënjanë nacionalitetet, përmes muzikës dhe jo gjërave të ashpra, shkruan Telegrafi.

Sonte nata e dytë gjysmëfinale e "Eurovision 2017", këto janë shtetet që garojnë (Video)
Lexo po ashtu Sonte nata e dytë gjysmëfinale e "Eurovision 2017", këto janë shtetet që garojnë (Video)

Por, politika nuk ka qenë kurrë larg këtij kompeticioni, sidomos sivjet me mungesën e Rusisë në këtë festival shumë vjeçar.

Në vitin 2004 për herë të parë “Eurovisioni” mbajti gjysmëfinalet dhe që nga atëherë Rusia ka marrë pjesë në të gjitha gjysmëfinalet për çdo vit.

Këtë vit, shteti rus ka dërguar artisten Julia Samoylova me këngën “Flame is Burning”, si të kandiduarën e këtij viti në “Eurovision 2017”, i cili po mbahet në Kiev të Ukrainës.

Jamala performon në natën e parë të "Eurovision 2017" (Foto)
Lexo po ashtu Jamala performon në natën e parë të "Eurovision 2017" (Foto)

Mirëpo shërbimi shtetëror i sigurisë së lartë i ka ndaluar Samolyloves hyrjen në shtetin e Ukrainës për tri vite.

Ata thanë se ajo ka shpërfillur ligjin shtetëror të Ukrainës, duke hyrë në shtetin e Krimesë, pjesë kjo të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014.
Kështu, ajo nuk është e lejuar që sonte të këndojë drejtpërsëdrejti si të gjithë konkurrentët e tjerë në “Eurovision”.

'Politika' e Rusisë këtë vit në "Eurovision" (Video)
Lexo po ashtu 'Politika' e Rusisë këtë vit në "Eurovision" (Video)

Asaj i është propozuar që të marrë pjesë përmes një lidhjeje satelitore duke kënduar live nga një sallë tjetër, mirëpo ende s’është bërë e ditur nëse ka pranuar.

Këtë javë, këngëtarja ruse ishte sërish e pranishme në Krime, për të festuar “Ditën e Fitores”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori