LAJMI I FUNDIT:

Rusia mbyll zyrat e 15 OJQ-ve të të drejtave të njeriut për “shkelje të ligjit”

Rusia mbyll zyrat e 15 OJQ-ve të të drejtave të njeriut për “shkelje të ligjit”

Rusia po mbyll zyrat e 15 organizatave joqeveritare perëndimore, duke përfshirë dy organizatat kryesore të të drejtave – Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Ministria ruse e Drejtësisë tha se vendimi u mor për shkak të shkeljes së ligjeve ruse, pa dhënë detaje.


Drejtoresha e Amnesty International, Agnes Callamard, tha se ishte e fundit në listën e gjatë të organizatave që dënoheshin për thënien e të vërtetës autoriteteve ruse, raporton bbc.

Ajo tha se Amnesty do të dyfishojë përpjekjet për të ekspozuar atë që ajo e përshkroi si “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit”.

“Autoritetet gabohen thellësisht nëse besojnë se duke mbyllur zyrën tonë në Moskë do të ndalojnë punën tonë për dokumentimin dhe ekspozimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Rusia forcoi ligjin e saj tashmë kufizues për median pasi pushtoi Ukrainën duke futur një ligj të ri që kërcënon të burgos këdo që Rusia mendon se ka përhapur lajme “të rreme” për forcat e armatosura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori