LAJMI I FUNDIT:

Rusia kërcënon të mbyllë ambasadën në Bullgari

Rusia kërcënon të mbyllë ambasadën në Bullgari
Kryeministri bullgar Kiril Petkov

Rusia ka kërcënuar sot se do të mbyllë ambasadën e saj në Bullgari – dhe të mbyllë ambasadën e kësaj të fundit në Moskë.

Deklarata u bë nga ambasadorja ruse në Bullgari pasi një apel për Sofjen për të anuluar planet për të dëbuar 70 personel diplomatik rus u shpërfill.

Kryeministri Kiril Petkov njoftoi këtë dëbim të martën, duke përmendur shqetësimet për spiunazh, transmeton Telegrafi.

Ambasadorja Eleonora Mitrofonova tha se mbyllja e ambasadës ruse do të çonte në mënyrë të pashmangshme në mbylljen e ambasadës së Bullgarisë në Moskë.

“Për fat të keq apeli ynë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë u injorua”, shkroi Mitrofanova në një deklaratë.

“Kam ndërmend të vendos shpejt çështjen e mbylljes së ambasadës së Rusisë në Bullgari përpara udhëheqjes së vendit tim, që do të nënkuptojë në mënyrë të pashmangshme mbylljen e misionit diplomatik bullgar në Moskë”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha agjencisë ruse të lajmeve Interfax se ministria e jashtme ruse do të shqyrtonte idenë e mbylljes së ambasadës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori