Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i hodhi poshtë të mërkurën kritikat e SHB-Ave për ndalimin e liderit opozitar Aleksej Navalnij që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. Ajo tha se ato përbëjnë “ndërhyrje në zgjedhjet ruse”. “Kjo deklaratë e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të cilën jam e sigurt që nuk do të jetë e vetmja, është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe në punët e brendshme të shtetit”, tha Zakharova në komentin e saj të shpëndarë nga agjencia shtetërore e lajmeve, TASS.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë pati shprehur shqetësim për “kufizimin e zërave të pavarur”, në përgjigje të vendimit të Komisionit kryesor Zgjedhor në Rusi për ta ndaluar formalisht Navalnin që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.
“Gjëja më zbavitëse për këtë është se kjo deklaratë është bërë nga të njëjtët persona që u vënë etiketën e agjentit të huaj mediave Russia Today dhe Sputnik, që persekutojnë mediat ruse në të gjithë botën dhe që investojnë shuma të mëdha parash në “kundërvënien e propagandës ruse”, tha Zakharova.
Në kuadër të fitores së papritur në zgjedhje të Presidentit të SHBA, Donald Trump vitin e kaluar, komuniteti i shërbimeve të fshehta në SHBA tha se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje për të mbështetur kandidatin që preferonte. Në SHBA janë hapur disa hetime në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhje, duke përfshirë edhe një hetim që ka si objekt marrëveshje midis administratës Trump dhe Moskës.
Si reagim ndaj ndalimit për të marrë pjesë në zgjedhje, Navalny u bëri thirrje mbështetësve të tij që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. Presidenti Vladimir Putin është “tmerrësisht i frikësuar dhe ka frikë të konkurrojë përballë meje”, tha Navalny. Të martën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “thirrjet e Navalnyt për t’i bojkotuar zgjedhjet duhet të studiohen me kujdes për të parë nëse përbëjnë shkelje ligjore.”
Formalisht, Navalnyn e kanë ndaluar të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të dënimeve penale, gjë që shihet si kundërpërgjigje për fushatat e tij antikorrupsion. Grupe të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar që vendimi i Komisionit Elektoral për të ndaluar pjesëmarrjen në procesin demokratik të Navalnyt mund të jetë pjesë e një shtypjeje në plan të gjerë të disidentëve në Rusi.
Të martën, BE shprehu shqetësim për transparencën e zgjedhjeve të ardhshme. Vendimi “zgjon dyshime serioze për pluralizmin politik në Rusi”. “Dënime të motivuara politikisht nuk duhen përdorur kundër pjesëmarrjes politike. Ne presim nga autoritetet ruse që të krijojnë një hapësirë të balancuar veprimi, duke përfshirë edhe zgjedhjet presidenciale”, tha zëdhënësja për punët e jashtme të BE, Maja Kocijancic. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin
Çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3