LAJMI I FUNDIT:

Rushiti ua dedikon çmimin “Gratë e guximshme”, grave të dhunuara në luftë

Rushiti ua dedikon çmimin “Gratë e guximshme”, grave të dhunuara në luftë

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave nga Tortura, Feride Rushiti, çmimin që i është ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si Gruaja e Guximshme, ua ka dedikuar të gjitha grave të mbijetuara nga dhuna seksuale.

Pas kthimit nga SHBA-të, Rushiti në një konferencë për media tha se ndihet tejet e nderuar për faktin se Kosova arriti të marrë këtë çmim, për kontributin e dhënë në fushën e promovimit te të drejtave të personave të dhunuar gjatë luftës.


“Ky çmim, unë realisht ia kam dedikuar grave të mbijetuara nga dhuna seksuale, të gjitha grave të Kosovës. Unë mendoj që rastësisht jam njëra prej tyre për faktin se Kosova ka pasur gra shumë që kanë sakrifikuar në ndërtimin e këtij vendi, kanë promovuar të drejtat e kategorive të ndryshme në Kosovë, kryesisht gra, personave me aftësi të kufizuar, pastaj edhe lëvizjet tjera shoqërore. Pra, gruaja në Kosovë ka qenë themel i ndërtimit të shtetit. Unë kam pasur fatin e mirë që jam përcaktuar njëra prej tyre, por mendoj që ky çmim i takon të gjitha grave të Kosovës që kanë luftuar për promovimin e të drejtave të grave në Kosovë”, tha Rushiti.

Rushiti theksoi se gjatë qëndrimit dyjavor në SHBA, ka vënë kontakte me organizata ndërkombëtare të kësaj fushe, në mënyrë që të sjellin përvojën e tyre edhe në Kosovë.

“Ishte një përvojë e veçantë për faktin që në mesin e vendeve të botës, qoftë nga Kazakistani, Iraku, Italia, Afrika, pastaj vendeve tjera Guatemala e kështu me radhë, edhe Kosova radhitej me një përvojë të mirë, të arritur tanimë në fushën e kompensimit të personave të dhunës seksuale dhe prej asaj përveç mirënjohja na u nda neve. Kisha mundësi gjatë qëndrimit dyjavor atje të vë kontakt me organizata relevante për të cilat mendoj se është një përvojë e mirë dhe të cilat mund ta sjellin përvojën e tyre në Kosovë, për faktin se Kosova paksa është e izoluar nga zhvillimet e përgjithshme”, theksoi ajo.

Ky çmim sipas Rushitit tregon se Kosova është në rrugë të mirë për promovimin e barazisë gjinore.

“Mund të themi lirisht që është një lëvizje e mirë dhe praktikë e mirë që mund të vlejë edhe nëpër vende tjera të botës. Padyshim, se dhënia e këtij çmimi na vë para një përgjegjësie të madhe. Përveç kompensimit material, këto gra kanë edhe nevoja tjera, kanë nevojë për qasje në drejtësi, fuqizim ekonomik, heqjen e stigmës në shoqëri. Prandaj, neve na motivon si organizatë, mua personalisht, por edhe grave të Kosovës që edhe më tutje të bëjmë në kuadër të promovimit të agjendës për barazi gjinore”, u shpreh Rushiti.

Ky çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Rushiti është femra e tretë nga Kosova që merr këtë çmim, pas Valdete Idrizit dhe Arbana Xharrës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori