LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Vaksinim, e jo mbyllje dhe gjoba marramendëse bizneseve

Rukiqi: Vaksinim, e jo mbyllje dhe gjoba marramendëse bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se vaksinimi është rruga për vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe jo mbyllja e bizneseve dhe gjobat marramendëse.

Rukiqi në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për vaksinim.

“Vaksinimi, vaksinimi dhe vetëm vaksinimi është rruga për vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe për te parandaluar hospitalizimet dhe rastet me fatalitet, e jo mbyllja e bizneseve dhe gjobat marramendëse (të bazuara në interpretime të lira të inspektorëve)”, shkruan Rukiqi. /Telegrafi/