eksperti-banner

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 19 qershor 2026.

Referuar vendimit të MINTI-it, sot çmimi i naftës është 1.43 euro për litër, që në krahasim të martën është dy cent më lirë.


Çmimi i benzinës për sot është 1.35 për litër, i njëjtë me të martën, gjersa edhe çmimi i gazit mbetet i njëjtë me ditën paraprake, 0.67 euro për litër.

Çmimet maksimale të lejuara për 19 qershor 2026 janë:

Nafta (dizel): 1.43 euro për litër;

Benzina: 1.35 euro për litër;

Gasi: 0.67 euro për litër.

Ministria ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve lidhur me mosrespektimin e këtyre çmimeve mund të adresohen përmes postës elektronike në adresën konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000. /Telegrafi/