LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Punëtorët në zonat e karantinës mund të lëvizin me lejet e lëshuara nga ATK

Rukiqi: Punëtorët në zonat e karantinës mund të lëvizin me lejet e lëshuara nga ATK

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se të gjithë punëtorët dhe mallrat në zonat që janë të futura në karantinë do të vazhdojnë të lëvizin sipas lejeve të Administratës Tatimore.

Rukiqi me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se, Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka publikuar procedura të reja.


“Për lëvizjet e punëtorëve dhe të mallrave, në zonat e karantinuara. Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka publikuar procedura të reja për lëvizjen e punëtorëve dhe të mallrave. Pra vlejnë ato që kanë ekzistuar deri tani; Në komunikimet e fundit me këtë Ministri, është e konfirmuar që mund të lëvizet me lejet të cilat janë lëshuar nga ATK”, njofton Rukiqi.

Lidhur me këtë, ATK kishte njoftuar se bazuar në urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës 23 mars 2020, është duke ju dërguar përmes e-mailit formën e vërtetimit për lëvizje të lirë të bizneseve, të cilat janë të regjistruara sipas NACE KODIT, të listuar në urdhëresën e lartpërmendur.

Lista e bizneseve që duhet të marrin vërtetimin për lëvizje të lirë gjatë periudhës së Coronavirusit
Lexo po ashtu Lista e bizneseve që duhet të marrin vërtetimin për lëvizje të lirë gjatë periudhës së Coronavirusit

Formulari “Vërtetim për lëvizje te lirë” duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.

Pas vendosjes së qytetit të Prishtinës në karantinë, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kërkojnë nga Qeveria në detyrë e Kosovës, respektivisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, që të nxjerrin me urgjencë një udhëzim për të eliminuar paqartësitë që ekzistojnë në mesin e ndërmarrjeve.

Odat ekonomike kërkojnë lejimin e lëvizjes për bizneset furnizuese pas vendosjes së Prishtinës në karantinë
Lexo po ashtu Odat ekonomike kërkojnë lejimin e lëvizjes për bizneset furnizuese pas vendosjes së Prishtinës në karantinë

Sipas tyre, një udhëzim i tillë do për sa i përket lëvizjeve të punëtorëve dhe mallrave nga Prishtina në komunat e tjera dhe anasjelltas për të gjitha ndërmarrjet të cilat ushtrojnë aktivitet të furnizimit dhe transportit të mallrave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori