LAJMI I FUNDIT:

Odat ekonomike kërkojnë lejimin e lëvizjes për bizneset furnizuese pas vendosjes së Prishtinës në karantinë

Odat ekonomike kërkojnë lejimin e lëvizjes për bizneset furnizuese pas vendosjes së Prishtinës në karantinë
Foto: Joy Media

Pas vendosjes së qytetit të Prishtinës në karantinë, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kërkojnë nga Qeveria në detyrë e Kosovës, respektivisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, që të nxjerrin me urgjencë një udhëzim për të eliminuar paqartësitë që ekzistojnë në mesin e ndërmarrjeve.

Sipas tyre, një udhëzim i tillë do për sa i përket lëvizjeve të punëtorëve dhe mallrave nga Prishtina në komunat e tjera dhe anasjelltas për të gjitha ndërmarrjet të cilat ushtrojnë aktivitet të furnizimit dhe transportit të mallrave.


“Informatat nga terreni flasin për paralajmërime nga ana e organeve të zbatimit të rendit për kufizime absolute të hyrjeve dhe daljeve në dhe nga qyteti i Prishtinës, prandaj nxjerrja e një udhëzimi përkatës do të garantonte trajtim uniform për të gjitha ndërmarrjet”, thuhet në njoftimin e odave.

Ahmeti tregon kush do të mund të lëvizë brenda dhe jashtë karantinës në Prishtinë
Lexo po ashtu Ahmeti tregon kush do të mund të lëvizë brenda dhe jashtë karantinës në Prishtinë

Në fund, këto oda tërheqin vërejtjen se, një kufizim i tillë do të ishte goditje e madhe për aktivitetin ekonomik të një pjese dërmuese të ndërmarrjeve private, prandaj është e nevojshme që të përcaktohen modalitetet e lejimit të lëvizjes së punonjësve dhe mallrave, me qëllim të shmangies së vështirësive në furnizim me produkte esenciale për të gjithë qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/