LAJMI I FUNDIT:

Ruhej në kushte të papërshtatshme mes minjve, AKU bllokon 52 ton miell në Fier

Ruhej në kushte të papërshtatshme mes minjve, AKU bllokon 52 ton miell në Fier

AKU ka bllokuar 52 ton miell të magazinuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore

Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier, kanë ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore që ka si aktivitet ruajtje shpërndarje në temperaturë ambienti, të produkteve miell, makarona etj, pas një denoncimi të ardhur nga mediat.


“Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.

Subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu janë vendosur masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore./euronewsalbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori