LAJMI I FUNDIT:

Rudiger mohon ta ketë kafshuar Pogban gjatë incidentit në ndeshjen Francë-Gjermani

Rudiger mohon ta ketë kafshuar Pogban gjatë incidentit në ndeshjen Francë-Gjermani

Antonio Rudiger ka mohuar që ai ta ketë kafshuar Paul Pogban, pasi mesfushori i Francës pretendoi se mbrojtësi i Gjermanisë e kishte ‘gërvishtur’ gjatë përplasjes së tyre në Euro 2020.

Pogba ishte në qendër të pothuajse çdo gjëje të mirë që bëri Franca, pasi ata mundën Gjermaninë në ndeshjen e parë të tyre në Euro 2020 të martën mbrëma.

Mesfushori i Manchester Unitedit ndihmoi në krijimin e golit të vetëm të ndeshjes dhe gjithashtu bëri dy pasime fantastike për golat që u mohuan nga VAR-i, duke kompletuar një super-paraqitje dhe duke u zgjedhur më i miri i ndeshjes.

28-vjeçari ishte gjithashtu në titujt kryesorë kur u duk se Rudiger, ndërsa e markonte nga afër, mund të ketë luajturin ‘rolin e Luis Suarezit’ duke e kafshuar Pogban.

Momenti kur Rudiger e kafshoi Pogban në shpinë
Lexo po ashtu Momenti kur Rudiger e kafshoi Pogban në shpinë

Pogba pretendoi pas ndeshjes se ai ishte ‘gërvishtur’ gjatë incidentit, por qendërmbrojtësi i Chelseat tani ka mohuar që ai të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar.

“Unë nuk duhej të afrohesha me gojën time në shpinë të tij, nuk kam dyshim për këtë. Duket për keqardhje”, ka thënë fillimisht gjermani pas ndeshjes.

“Paul dhe unë kemi biseduar për këtë si miq pas vërshëllimës përfundimtare. Dhe ai deklaroi në bisedën tonë të vogël dhe duke folur me shtypin se nuk ishte kafshim, siç menduan së pari disa shikues”.

“Edhe gjatë ndeshjes, gjyqtari më tha se ai do të më ndëshkonte nëse mendonte se ishte sjellje e dhunshme”, përfundoi Rudiger.

“Nuk po qaj pas kafshimit” - Pogba flet pas incidentit me Rudigerin
Lexo po ashtu “Nuk po qaj pas kafshimit” - Pogba flet pas incidentit me Rudigerin

Ekzistojnë disa ngjashmëri me ato që tha Pogba në lidhje me incidentin, megjithëse lojtari i Francës me siguri dukej se sugjeronte se kishte edhe më shumë.

Pas ndeshjes, ish-lojtari i Juves, i cili ka qenë i lidhur me një kthim në Torino si pjesë e shkëmbimit me Cristiano Ronaldon, pretendoi se ai ishte ende mik me Rudiger, por tha që ai do të ishte gërvishtur. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori