LAJMI I FUNDIT:

Rrugët ilegale në veri, pak shpresë se mund të mbyllen

Rrugët ilegale në veri, pak shpresë se mund të mbyllen

Për mbylljen e disa rrugëve ilegale dhe parandalimin e kontrabandës në veri, është krenuar së fundmi kryeministri Albin Kurti, duke i paraqitur si suksese të qeverisjes së tij tri vjeçare.

Njoftimet mbi parandalimin e kontrabandës në veri të vendit, janë kthyer në njoftime të zakonshme të Policisë së Kosovës.


Me to po krenohet edhe i pari i ekzekutivit.

Albin Kurti, si sukses të qeverisjes tri vjeçare e ka renditur edhe mbylljen e rrugëve ilegale në veri të vendit e poashtu parandalimin e kontrabandës në atë pjesë.

Por, koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, sheh vështirësi në këtë proces.

Intensifikohen kontrollet për kontrabandë, sekuestrohen nxehëse për bojlerë dhe shporet elektrikë në vlerë mbi 10 mijë euro
Lexo po ashtu Intensifikohen kontrollet për kontrabandë, sekuestrohen nxehëse për bojlerë dhe shporet elektrikë në vlerë mbi 10 mijë euro

“Prej rastit të Banjskës, prej 24 shtatorit e këndej janë bërë plane tjera dhe janë katërfishua patrullat dhe KFOR-i e ka shtua patrullimin dhe mundemi më thanë se janë ngrit masat e  sigurisë e kontrollit. Luan rol edhe pajisjet e sofistikuar. Por nuk mundemi më ndalu tërësisht është shumë vështirë”,  deklaroi për RTV Dukagjinin Rrahman Sylejmani- koloneli në pension i Policisë së Kosovës.

Pengimi i tërësishëm i kontrabandës në veri, sipas njohësve të çështjeve politike, mund të bëhet vetëm me një kusht.

“Kemi pas vazhdimisht hyrje ilegale coftë të mallrave poashtu të grupeve terroriste, vigjilenca poashtu monitorimi i kufirit është shtu ka pas tentim për bllokimin e rrugëve ilegale por është një perimetër i kufirit mjaft i gjanë dhe kur nuk ka vullnet pala tjetër për ketë vetëm nga një palë është goxha e zorshme,” ka thënë Fidan Ukaj- analist

Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, në pjesën veriore të Kosovës pjesë janë mbyllur 27 rrugë ilegale.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori