LAJMI I FUNDIT:

Intensifikohen kontrollet për kontrabandë, sekuestrohen nxehëse për bojlerë dhe shporet elektrikë në vlerë mbi 10 mijë euro

Intensifikohen kontrollet për kontrabandë, sekuestrohen nxehëse për bojlerë dhe shporet elektrikë në vlerë mbi 10 mijë euro

Njësia e Task-Forcës Lindje, e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. 

Në njoftim bëhet e ditur se më 20.03.2024, në rrugën Preshevë-Gjilan, njësitet e Task-Forcës kanë tentuar ta ndalojnë veturën me targa të Serbisë.

“Drejtuesi i automjetit nuk ka zbatuar urdhrat për ndalje dhe ka tentuar të kthehet në drejtim të Serbisë. Në dalje të fshatit Pasjan, kanë arrit të ndalojnë automjetin e dyshuar me drejtues Q.H., dhe pasagjer Y.Sh., që të dy nga Presheva”, thuhet në njoftim.


Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuara disa thasë me nxehëse të ndryshme për bojlerë dhe shporet elektrik (934 copë, mall me origjinë nga Serbia, vlera e tregut është mbi 10 mijë euro).

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit drejtuesi i automjetit ndalohet për 48 orë, malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe  dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Lajme
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Kronika e Zezë
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Lajme
Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, vdes shoferi i kamionit

Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, vdes shoferi i kamionit

Lajme
Kalo në kategori