LAJMI I FUNDIT:

Rruga e mallkuar: Autostrada në të cilën shëtisin fantazmat, dëgjohen zëra rrëqethës – kurse vetura juaj mbyllet vetë (Foto/Video)

Rruga e mallkuar: Autostrada në të cilën shëtisin fantazmat, dëgjohen zëra rrëqethës – kurse vetura juaj mbyllet vetë (Foto/Video)

Wakehurst Parkëay është një autostradë që gjendet në New South Wales në afërsi të Sydney që lidh Sifortin dhe Narabin.

Kur lëvizni në këtë autostradë, fshesat e xhamave befasisht ndalojnë së punuari, ju bllokohen dyert dhe më pas ç’bllokohen vetë, radio fiket ose befasisht i rritet vetë zëri. Gjëra të çuditshme ndodhin në këtë zonë që mbulohet nga errësira totale, transmeton Telegrafi.


Shumë persona që kanë pasur rastin të kalojnë nëpër këtë autostradë, kanë qenë dëshmitarë të fenomeneve të panumërta paranormale, por ajo që konsiderohet më bizarja, është momenti kur ndaleni para një semafori dhe figura e burrit në dritën e gjelbër fillon në mënyrë të pakontrolluar të lëviz, sapo të bëhet ora tre e mëngjesit.

Shumë njerëz pretendojnë se gjatë rrugëtimit të tyre u janë shfaqur para syve dy gra, njëra më e vjetër se tjetra. Sipas tyre, gruaja më e vjetër besohet të jetë një dado nga Skocia e cila ka vdekur para 50 viteve, derisa gruaja më e re e njohur si Kelly ishte vrarë në vitet e 70-ta nën rrethana misterioze.

Megjithatë, Mary Legland ka deklaruar se Kelly dinë të jetë shumë agresive dhe se fantazma e saj akomodohet në karriget e pasme. Por, edhe pse shoferi nuk i thotë të dalë nga vetura, ajo ngadalë i afrohet dhe i pengon derisa është pranë timonit, duke e detyruar të kthehet me shpejtësi dhe ta pësojë keq.

“Para gjashtë viteve ishte hera e parë kur kalova me veturë nëpër atë autostradë, rreth orës 2 pas mesnatës. E kisha përshtypjen se dikush po më frynë në qafë, dhe se po më prek me dorë të ftohtë në kraharor. Më pas e pashë një vajzë të veshur me të bardha që ishte ulur në karriget e pasme”, ka deklaruar Mary.

Gruaja tjetër e prezantuar për Mirror si Samantha, ka deklaruar se ishte duke vozitur veturën nëpër autostradë kur befasisht u paralizua dhe nuk mund të lëvizte duart e këmbët derisa humbi vetëdijen. Por, për fat të mirë në momentin më kritik kur vetura filloi të dalë nga rruga, ajo është këndellur duke shmangur aksidentin që ka mundur të përfundoi me fatalitet.

Lidhur me këtë rrugë të mallkuar dhe gjërave të pashpjegueshme që kanë ndodhur në të, është realizuar edhe një film nga Bianca Biassi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori