LAJMI I FUNDIT:

Rrota gjigante humb ekuilibrin, pamjet e aksidentit në një park lojërash në Guatemalë

Rrota gjigante humb ekuilibrin, pamjet e aksidentit në një park lojërash në Guatemalë

Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur një rrotë humb ekuilibrin dhe rrëzohet në një park lojërash në Guatemalë.

Siç edhe mund të shihet në pamje, përcjell Telegrafi, rrota fillimisht shihet në lëvizje, me disa njerëz, kryesisht fëmijë, të cilit ishin duke u argëtuar.


Një nga ulëset papritmas godet në një nga mbajtëset e rrotës gjigante, duke e nxjerrë atë jashtë kursit.

Mediat lokale raportojnë se tre persona u lënduan, por se për fat të mirë, nuk pati lëndime serioze.

Besohet se askush nuk u dërgua në spital pas incidentit në fshatin Palo Verde, Guatemala.

Midis të dëmtuarve në aksident ishte edhe personi që drejtonte rrotën gjigante.

Shkaku i aksidentit është i panjohur dhe nuk është e qartë nëse autoritetet po hetojnë aksidentin, i cili mund të jetë shkaktuar nga erërat e mëdha.

Mediumi britanik DailyStar ka publikuar PAMJET.