LAJMI I FUNDIT:

Rrokulliset autobusi në Turqi, humbin jetën nëntë persona dhe 30 tjerë lëndohen

Rrokulliset autobusi në Turqi, humbin jetën nëntë persona dhe 30 tjerë lëndohen

Në Aydincik në jug të Turqisë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë një autobus me pasagjerë hungarezë është rrokullisur.

Nga kjo rrokullisje kanë humbur jetën nëntë persona dhe 30 tjerë janë lënduar, transmeton Telegrafi.


Autobusi u rrokullis në Marmaris në juglindje të provincës Mardin.

Gjithqka ndodhi kur autobusi me plot pasagjerë u përplas në murin mbrojtës dhe u rrokullis.

Autoritetet turke kanë njoftuar se autoambulancat kanë dërguar me urgjencë të lënduarit në spital për trajtim.

E guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth 170 kilometra nga qendra e qytetit.

“I shprehi ngushëllime familjeve të vdekurve kurse të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë”, tha Pehlivan. /Telegrafi/