LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin informacione mbi opsionet e ngjyrave të OnePlus 11

Rrjedhin informacione mbi opsionet e ngjyrave të OnePlus 11

Të dhënat për OnePlus 11 (i njohur më parë si 11 Pro) që u zbuluan disa muaj më parë zbuluan dizajnin e smartfonit.

Ato treguan telefonin e mençur në ngjyrë të zezë, i cili tani veçse e dimë se do të quhet Matte Black.


Ky zbulim vjen nga informatori Max Jambor, i cili tha se OnePlus 11 do të vijë në ngjyrat Matte Black dhe Glossy Green.

Megjithatë, është e paqartë nëse këto do të jenë ngjyrat e vetme apo nëse do të ketë më shumë opsione.

Thuhet se OnePlus 11 do të vijë me Snapdragon 8 Gen 2 SoC, deri në 16 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse, dhe një ekran AMOLED 6,7″ QHD+ 120 Hz, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Ekrani do të ketë një “vrimë” në këndin e sipërm majtas për kamerën selfie 16 MP dhe një skaner gjurmë-gishtash në pjesën e poshtme për verifikimin biometrik.

OnePlus 11 do të ketë një trup qeramik dhe kornizë metalike, dhe paneli i tij i pasmë do të ketë tri kamera – kamera kryesore prej 50MP (IMX890), kamera për fotografi ultra të gjerë prej 48MP (IMX581) dhe kamera për telefoto prej 32MP (IMX709; zmadhimi optik i të cilës do të jetë 2x).

Sistemi i kamerës do të vijë gjithashtu me akordim Hasselblad.

Pjesa tjetër e pikave kryesore të OnePlus 11 përfshijnë një bateri 5,000 mAh me karikim me kablo prej 100 W, USB-C dhe mbështetje Dolby Atmos. Telefoni do të ketë gjithashtu lidhje me Bluetooth 5.2, Wi-Fi 6E dhe 5G. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Kalo në kategori