LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detajet për telefonin e ri të Nokia në Android

Rrjedhin detajet për telefonin e ri të Nokia në Android

Modelet e reja të telefonave të Nokias në Android me sa duket kanë rrjedhur online tani me logon e kompanisë Nokia në anën e pasme dhe me dizajnet e telefonave ekzistues të HTC.

Këto modele të telefonave nga kompania finlandeze kanë skaje të rrumbullakëta, ndryshe nga disa modele të mëparshme të Nokia në Windows Phone, dhe trupin metalik.


Modeli i telefonit që ka rrjedh online ka kamerë standarde dhe një blic të vetëm në LED. Por me sa duket, Nokia nuk ka vendosur që në këtë version të ri të telefonit Android të ketë sensor për gjurmë gishtash.

Sipas MyDrivers, ky model do të jetë i mundësuar nga një procesor Qualcomm Snapdragon 835 dhe do të ofrojë 6GB RAM.

Për më tepër, kjo pajisje është përfolur të ofrojë edhe lentet e Carl Zeiss si dhe kamerën e fuqishme me 23MP.