LAJMI I FUNDIT:

‘Rrjedh’ kontrata e Suarez: Ai është lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori (Dokument)

‘Rrjedh’ kontrata e Suarez: Ai është lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori (Dokument)

Football Leaks e ka publikuar shumën e saktë të transferimit të Luis Suarez nga Liverpooli te Barcelona.

Kontrata e sulmuesit uruguaian është publikuar nga faqja që tashmë e ka shokuar botën e futbollit me publikimin e disa detajeve të papritura nga marrëveshjet e yjeve më të mëdha.

Suarez kaloi në Camp Nou në vitin 2014, menjëherë pasi shkaktoi kundërthënie në Kampionatin Botëror duke kafshuar Giorgio Chiellinin dhe ishte suspenduar për disa muaj nga futbolli.

Dokumentet e zbuluara lënë të kuptohet se Liverpooli ka dashur ta largojë sa më shpejt 29-vjeçarin, duke qenë se nuk ka përfshirë klauzola në rast të shitjes nga Barca apo bonuse shtesë nëse katalunasit e fitojnë Ligën e Kampionëve.

Çmimi për nënshkrimin e Suarez ishte 64.98 milionë funte (82.3 milionë euro) dhe pagesa është ndarë nga 13 milionë funte me këste.

Shumën e fundit që do ta paguajnë Blaugranët është më 31 korrik të këtij viti. Çmimi i tij e bën lojtarin e katërt më të shtrenjtë në histori, pas Neymar, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Suarez ka rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm te Barcelona duke fituar tripletën që në sezonin e parë, ndërsa ka shënuar 68 gola në 86 paraqitje deri më tani në të gjitha garat. /Telegrafi/

kont1 lik1 lik2

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane me një kërkesë banale në ndeshjen ndaj Bosnjës, por Southgate e refuzoi atë

Harry Kane me një kërkesë banale në ndeshjen ndaj Bosnjës, por Southgate e refuzoi atë

Ndërkombëtare
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bundesliga
Zbulohen detaje të reja tronditëse të mashtrimit me baste, Federata Angleze dëshiron ta ndalojë përjetësisht Paquetan

Zbulohen detaje të reja tronditëse të mashtrimit me baste, Federata Angleze dëshiron ta ndalojë përjetësisht Paquetan

Premier League
Fillon debati në internet: A është Real Madridi i ri më i fortë se ‘Galacticos’?

Fillon debati në internet: A është Real Madridi i ri më i fortë se ‘Galacticos’?

La Liga
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Flick pranon shitjen e mundshme të De Jong, por vetëm me një 'kusht'

Flick pranon shitjen e mundshme të De Jong, por vetëm me një 'kusht'

La Liga
Kalo në kategori