Shtojca pa pagesë e shfletuesit të Microsoftit, IE7, dukshëm ia rrit mundësitë, e disa thonë që e barazon me ato që i ka shfletuesi konkurrent, Firefox.
IE7 Pro është një shtojcë pa pagesë, derisa lidhjen deri tek faqja përkatëse mund ta merrni në fund të këtij teksti. Pas instalimit, IE7 duket krejtësisht njëjtë si më herët, por një linjën e statusit i shtohet edhe një ikonë me anë të së cilës thirren opsionet e shtojcës IE Pro. Opsionet e shtuara do të janë shumë të njohura për shfrytëzuesit e Firefoxit sepse bëhet fjalë për shumë nga ato opsione që Firefoxi i përmban në vete, por edhe opsionet të cilat nuk mund të merren me instalimin e shtojcave të Firefoxit.
Njëra nga mundësitë më të rëndësishme që merren me instalimin e këtij programi pa pagesë, janë mundësitë e menaxhimit më të mirë të tab-ave dhe shtojcat për bllokimit të reklamave dhe flash-ave të animuar në faqet e hapura.
Janë interesante edhe udhëzimet për shfrytëzues (User scripts) të cilat mund të kyçen për të rritur funksionalitetin. Disa prej mundësive të fituara nga këto udhëzime janë “marrja” nga YouTube apo video shërbimeve tjera, apo dhe ndryshimi i pamjeve të disa nga faqeve më të popullarizuara në internet.
Kyçja dhe shkyçja e mundësive të reja të cilat IE7Pro i jep shfletuesit të ri të Microsoftit është jashtëzakonisht e thjeshtë, derisa informatat më të detajuara për çdo mundësi mund të gjenden në wiki faqen e programuesve, të cilët qëndrojnë pas këtyre të dhënave. Përfundimi ynë është që një herë kur të provoni këtë shtojcë – më nuk do të mund të punoni pa të.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy opsione shumë të rëndësishme në dispozicion të përdoruesve të WhatsApp
Apple ka përgatitur iPhone-in më të shtrenjtë deri më tani
Folës të nivelit botëror zbarkojnë në Prishtinë për Kampin e Inteligjencës Artificiale "AI Startup"
Me emoji të reja: Tired Smiley, Harp dhe Shovel
Këto janë super syzet inteligjente Ray-Ban - ato mund të postojnë në Instagram dhe luajnë muzikë
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës