Ministri i Bujqësisë, Cem Özdemir pret vazhdimin e rritjes së çmimeve për artikujt ushqimorë në Gjermani e kërkon lehtësime të tjera. Paralajmërohet nga një krizë akute e mungesës së artikujve ushqimorë në botë.
Sipas vlerësimit të ministrit rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë nuk e ka arritur akoma pikën më të lartë të saj. Priten çmime edhe më të larta në të ardhmen. Özdemir kërkon lehtësime të tjera për familjet me të ardhura të vogla. Sërish ai ka përmendur si masë të mundshme heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për frutat dhe perimet.
“Mendoj se do të ishte një gjë e mirë, sepse shpenzimet e konsumit ushqimor përbëjnë një pjesë të madhe të shpenzimeve tek më të varfrit dhe ky do të ishte edhe një kontribut për t’u ushqyer më mirë”, thotë Özdemir.
Debati për heqjen e TVSH-së vazhdon prej disa javësh në Gjermani. Këtë e kanë kërkuar edhe shoqatat sociale, si VdK dhe Qendra Federale e Konsumatorëve, që veç frutave dhe perimeve kërkojnë që taksa mbi vlerën e shtuar të hiqet edhe për qumështin dhe legumet.
Özdemir e ka shprehur disa herë mbështetjen për një hap të tillë. Por në një intervistë për gazetën gjermane Tagesspiegel, ai shprehu dyshime, nëse kjo ide mund të mbështetej nga partnerët në koalicionin qeveritar gjerman.
Një faktor i rritjes së çmimeve janë kostot e shtuara për fermerët gjermanë, si për shembull plehu i shtrenjtë apo çmimet më të larta të energjisë. Kosto të tilla pjesërisht ata ia kalojnë konsumatorit. Për të vepruar kundër këtij trendi, Bundestagu ka miratuar kornizën ligjore për mbështetjen e fermerëve në rast krize. Për këtë janë planifikuar 180 milionë euro që do të paguhet më së voni tek fermerët deri në fund të shtatorit.
Siguria ushqimore botërore
Lufta në Ukrainë ka ashpërsuar edhe sigurinë e furnizimit me ushqime në botë dhe ka krijuar uri në vendet e varfra. Në konferencën ndërkombëtare të thirrur nga qeveria gjermane “Së bashku për sigurinë ushqimore botërore” në Berlin ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock paralajmëroi për një krizë akute të mungesës së artikujve ushqimorë.
“Kjo është një gjendje që po ngrihet para nesh si një dallgë me rrezik jete”, tha Baerbock.
Narrativi rus se shkak për krizën janë sanksionet e perëndimit është thjesht “fake news”. Qeveria në Moskë, mban përgjegjësinë e vetme për këtë.
Pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ministrja Baerbock tha se SHBA e Gjermania duan të bëjnë më shumë së bashku kundër krizës ushqimore që kërcënon botën pas luftës në Ukrainë.
“Mesazhi ynë si G7 është i qartë. Ne nuk do të lejojmë që lufta e agresionit rus ta zhysë botën në zi buke”, thekson ajo.
Problem kryesor mbetet bllokimi i eksporteve të drithit nga Ukraina.
Ministri Özdemir paralajmëroi se duhet të gjenden “alternativa afatgjata dhe të afta” për transportimin e drithit nga Ukraina përmes Detit të Zi.
“Për sa kohë që Rusia paraqitet si agresore, për kaq kohë Ukraina nuk mund të mbështetet edhe në rast paqeje, te transportimi i drithit të saj përmes Detit të Zi. Eksporti i drithit është një detyrë botërore”, tha Özdemir që kërkon edhe angazhimin e SHBA-së dhe BE-së për ekonominë. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre