Ministria e Shëndetësisë e Kosovës paralajmëron se do t’i mobilizojë kapacitetet spitalore dhe se do të bëjë gjurmimin dhe testimin e rasteve të reja pozitive me coronavirus.
Kjo pasi, ditëve të fundit, ka pasur rritje të përqindjes së të infektuarve.
Më 28 qershor, mbi 30 për qind e testeve kanë dalë pozitive – shifër kjo e paparë qysh në muajin janar.
Në bazë të llogaritjeve, numri i të infektuarve në dy javët e fundit të qershorit është rritur për më shumë se 400%, në krahasim me dy javët e para të të njëjtit muaj.
Gjatë pranverës, shifrat e rasteve pozitive kanë qenë relativisht të ulëta – më 24 maj nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se “është e pritshme që në Kosovë të shënohen edhe më shumë raste në ditët në vijim”, duke qenë se në vendet e rajonit ka po ashtu rritje.
Në bazë të të dhënave të kësaj ministrie, të publikuara më 1 korrik, numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 730.
Përqindja e rasteve të reja pozitive i është afruar edhe më 1 korrik 30-përqindëshit.
Në qarkullim besohet se është varianti Omicron i coronavirusit, i cili përhapet më shpejt, por shkakton simptoma kryesisht më të lehta.
Numër i vogël i të shtrirëve në spital
Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, thotë se numri i pacientëve të shtrirë me coronavirus, aktualisht, është njëshifror.
Ai thotë se, tash për tash, edhe medikamentet janë të mjaftueshme, edhe stafi mjekësor.
“…por, nëse vjen deri te një numër më i madh i pacientëve, ashtu siç ka ndodhur në valët e mëparshme [të pandemisë], na duhet më shumë personel mjekësor”, thotë Vishaj.
Pandemia e coronavirusit ka shpërthyer në mars të vitit 2020 dhe në periudha të caktuara të saj, Kosova është përballur me valë të rënda, që kanë imponuar angazhime shtesë të stafit mjekësor, por edhe shtim të shtretërve në klinika të ndryshme.
Gjyle Mulliqi-Osmani, mikrobiologe e pensionuar, thotë po ashtu se në ditët e ardhshme do të ketë rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus.
Sipas saj, edhe numri aktual mund të jetë më i lartë, pasi, siç thotë, asimptomatikët nuk testohen.
Mulliqi-Osmani beson se kjo valë ka ardhur si pasojë e heqjes së masave kufizuese – njerëzit udhëtojnë më shumë dhe grumbullohen më shumë, thotë ajo.
“Mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura duhet të jetë obligative”, ashtu si edhe vaksinimi kundër coronavirusit, thotë Mulliqi-Osmani.
Vendimin e fundit për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë, Qeveria e Kosovës e ka marrë më 30 prill, duke hequr shumicën e masave kufizuese, si mbajtjen e maskave apo orarin e shkurtuar të gastronomisë.
Me këtë vendim kërkohet vetëm nga punonjësit e institucioneve publike dhe private që të posedojnë certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza, ndërsa veshja e maskës dhe mbajtja e distancës fizike janë rekomandime.
Vaksina ka mjaftueshëm
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërkaq, janë shtuar thirrjet për bartjen e maskave në ambiente të mbyllura, si dhe për vaksinim.
“Pandemia nuk ka përfunduar”, kujton IKSHPK-ja përmes një postimi në Facebook.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se vaksina ka mjaftueshëm dhe se vaksinimi mund të bëhet në çdo komunë të Kosovës.
Deri më tash, mbi 820,000 persona kanë marrë dy doza të vaksinës kundër coronavirusit, që i bie më pak se gjysma e popullsisë së përgjithshme.
Me tri doza, ndërkaq, janë vaksinuar mbi 103,000 veta.
Më 1 korrik, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se vetëm 25 persona janë vaksinuar në 24-orëshin paraprak.
Vaksinimi në Kosovë ka nisur në mars të vitit 2021. Fillimisht kanë mundur të vaksinohen vetëm personat mbi 18 vjeç, pastaj edhe mbi 16-vjeçarët dhe tani edhe mbi 12-vjeçarët.
“Ministria e Shëndetësisë është duke bërë përgatitje për fillimin e vaksinimit edhe për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç”, thuhet në deklaratën e këtij institucioni.
Rastet e para me coronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars të vitit 2020. Për më shumë se dy vjet, 3,140 persona kanë humbur jetën pas infektimit.
Rritje të numrit të të infektuarve kanë parë së voni edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në Shqipëri, numri i rasteve në gjysmën e dytë të qershorit është rritur për 370 për qind, krahasuar me dy javët e para të atij muaji.
Në Mal të Zi, kjo shifër qëndron në 132%, në Bosnje e Hercegovinë 114%, në Kroaci 94%, në Serbi 88%, në Maqedoni të Veriut 45%. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia