LAJMI I FUNDIT:

Rritje dyshifrore e eksporteve në Shqipëri

Rritje dyshifrore e eksporteve në Shqipëri

Në këtë 9-mujor, tregtia me jashtë në Shqipëri ka shënuar një performancë pozitive, veçanërisht në eksportin e mallrave shqiptare.

Eksportet e mallrave arritën në shtator vlerën 26 miliardë lekë, duke u rritur me 8.7 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 28 për qind, në krahasim me gusht 2018.


Për sa i përket eksporteve, në këtë 9-mujor ato shënuan rritje me 15.3 për qind, ku krahasuar me vitet paraardhëse shifrat janë në vitin 2011 me 146 miliardë lekë, në vitin 2012 me 157 miliardë lekë, në vitin 2013 me 182 miliardë lekë, në vitin 2014 me 193 miliardë lekë, në vitin 2015 me 186 miliardë lekë, në vitin 2016 me 177 miliardë lekë, në vitin 2017 me 201 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2018 me 231 miliardë lekë.

Ndërsa importet në shtator të këtij viti arritën vlerën e 51 miliardë lekëve.

Në nëntë mujorin 2018 importet u rritën me 3 për qind, ndërsa importet e makinerive 6.3 për qind më shumë.

Në vitet shifrat importeve janë në vitin 2011 me 394 miliardë lekë, në vitin 2012 me 389 miliardë lekë, në vitin 2013 me 367 miliardë lekë, në vitin 2014 me 398 miliardë lekë, në vitin 2015 me 392 miliardë lekë, në vitin 2016 me 424 miliardë lekë, në vitin 2017 me 453 miliardë lekë dhe në 2018 me 467 miliardë lekë. /ATSH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori