LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike në Gjermani, vjen vitin e ardhshëm

Rritja ekonomike në Gjermani, vjen vitin e ardhshëm

Ministri gjerman i Ekonomisë nuk pret ndonjë rimëkëmbje të dukshme ekonomike para vitit 2022. Pasojat e pandemisë COVID-19 edhe më tej janë shumë të mëdha.

Sipas ministrit në detyrë Peter Altmaier, rritja e numrit të infeksioneve me COVID-19 mund të zbehë edhe rritjen ekonomike, madje edhe pa ndonjë mbyllje të re.

“Ne kemi para nesh një dimër të dytë pandemik”, tha politikani i CDU në Berlin, në prezantimin e parashikimeve vjeshtore për gjendjen ekonomike në vend.

Ai mendon se Gjermania nuk do të ketë nevojë për ndonjë mbyllje të re, por numri i lartë i infektimeve mund të “ketë efekte negative ekonomike”.

Në prill, qeveria federale parashikonte një rritje ekonomike prej 3.5 për qind për këtë vit. Por ndërkohë janë ulur pritjet. Produkti i Brendshëm Bruto do të rritet vetëm me 2.6 për qind. Derisa vitin e ardhshëm parashikohet një rritje prej 4,1 përqind. Në vitin 2023 parashikohet një rritje prej 1.6 për qind.

Në parashikimet e qeverisë federale thuhet se, “Gjermania është kthyer në rrugën e rritjes ekonomike pas krizës së COVID-19”.

“Këtë vit, duke pasur parasysh pengesat aktuale me pajisje dhe çmimet e larta të energjisë në mbarë botën, rritja e pritur nuk do të arrihet. Në vitin 2022 ekonomia do të shënojë një rritje shumë më të vrullshme”, shtoi Altmaier.

Fundi i inflacionit

Rritja ekonomikeështë ngadalësuar kryesisht për shkak të pengesave me mungesën e lëndëve të para për punë. Altmaier foli për një mungesë historike të mallrave. Ai vuri në dukje se prodhuesit gjermanë të automjeteve aktualisht nuk janë në gjendje të bëjnë gati qindra mijëra makina për shkak të mungesës së komponentëve elektronikë. Kërkesa për produkte gjermane në tregjet botërore mbetet e lartë.

“Nëse pengesat me pjesë të makinave zvogëlohen, në vitin 2022 do të ketë një rritje të dukshme”, thotë ai.

Rritje ekonomike më e ulët për vitin 2021 në Gjermani
Lexo po ashtu Rritje ekonomike më e ulët për vitin 2021 në Gjermani

Qeveria federale pret gjithashtu që norma e inflacionit të arrijë përsëri një nivel dukshëm më të ulët deri në fund të vitit 2021/2022, sepse atëherë nuk do të zbatohen më faktorë të veçantë, siç është tërheqja e uljes së përkohshme të TVSH-së në gjysmën e dytë të vitit 2020. Kjo po reflektohet në rritjen e inflacionit.

Normat e rregullta të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar kanë hyrë sërish në fuqi që nga janari, ndaj shërbimet shtrenjtohen. Për vjeshtën qeveria pret norma inflacioni prej 3 për qind në 2021 dhe 2.2 për qind në vitin 2022. Në shtator, norma e inflacionit, e nxitur mbi të gjitha nga kostot më të larta të energjisë, ishte 4.1 për qind.

Nuk ka ngritje ekonomike pa furnizime

Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) gjithashtu pret që rritja ekonomike të humbasë fuqinë e parashikuar, për shkak të pengesave me pjesë dhe pajisje, si dhe rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19. Barometri ekonomik DIW për tremujorin e katërt ka shënuar rënie me gjashtë pikë dhe tani është 101 pikë krahasuar me verën. Kjo tregon se rritja ekonomike do të jetë më e ulët sesa parashikohej në verë.

“Duke pasur parasysh faktin se kapacitetet prodhuese të ekonomisë gjermane nuk po shfrytëzohen sa duhet, edhe rritja e prodhimit ekonomik do të jetë e ulët deri në fund të vitit. Kjo është kryesisht për shkak të pengesave të furnizimit botëror, të cilat po hedhin pluhur në ingranazhet e industrisë, megjithëse situata me porositë është vërtetë e mirë”, tha eksperti i DIW, Simon Junker.

Në mungesë të mallrave mendohet se rritja ekonomike do të jetë më e ulët edhe në tremujorin e katërt.

Për shkak të rritjes së infeksioneve me COVID-19, shërbimet me kontakte fizike si restorantet, nuk do të mund të zgjerohen. Kjo do të manifestohet edhe në tregun e punës. Rritja e punësimit mbase do të vazhdojë, ndonëse me një ritëm shumë më të dobët sesa në muajt e mëparshëm.

“Nëse mungesa e materialit ulet gradualisht, industria do të jetë në gjendje t’i realizojë më shpejt kërkesat”, përfundon Junker. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori