LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me COVID-19 rikthen bartjen e maskave në disa spitale në SHBA

Rritja e rasteve me COVID-19 rikthen bartjen e maskave në disa spitale në SHBA

Spitalet në të paktën katër shtete të SHBA-së kanë rikthyer detyrimin për bartjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID-19, gripit sezonal dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes.

Objektet e kujdesit shëndetësor në Nju Jork, Kaliforni, Illinois dhe Masaçusets e e kanë bërë të detyrueshme bartjen e maskave për pacientët dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore.


Komisionari për Shëndet i qytetit të Nju Jorkut, Dr. Ashwin Vasan i tha WABC TV-së të mërkurën se bartja e detyrueshme e maskave ka rifilluar në të 11 spitalet publike të qytetit, 30 qendra shëndetësore dhe pesë objekte të kujdesit afatgjatë.

“Ajo që nuk duam është mungesa e personelit, apo jo? Kur pamë valën e Omicron-it më 2022, problemet më të mëdha nuk ishin vetëm njerëzit që sëmureshin, por që kishim shumë punonjës shëndetësorë të vijës së parë, ata ishin jashtë me COVID-19”, tha Vasan për WABC-në.

Të dhënat më të fundit javore nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) treguan se kishte mbi 29.000 hospitalizime nga COVID-i në të gjithë SHBA-në nga 17 deri më 23 dhjetor, ose 16 për qind më shumë në krahasim me javën paraprake.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu raportuan më shumë se 14.700 raste hospitalizimi për shkak të gripit në të njëjtën periudhë.

Bartja e detyrueshme e maskave ishte pika e ndezur politike dhe kulturore gjatë pandemisë me COVID-19, duke shkaktuar zemërim në mesin e atyre që ndoqën këshillat mjekësore dhe vërejtën se maskat bënë pak për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Një Gjykatë e Lartë e dominuar nga konservatorët hodhi poshtë detyrimin federal të presidentit Joe Biden për vaksinë ose testim të detyrueshëm për kompanitë, dhe një gjyqtar i emëruar nga paraardhësi i tij republikan hodhi poshtë detyrimin për bartjen e maskës në transport publik.

Kishte, gjithashtu, pakënaqësi të thellë midis atyre që bartnin maska dhe mendonin se shëndeti i tyre ishte vënë në rrezik nga ata që nuk bartnin maska.

Më shumë se 1.1 milion amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, tregojnë shifrat e CDC-së, një normë më e madhe se shumica e vendeve të tjera të pasura.

Sistemi mjekësor i Universitetit Rush në Çikago tha të martën se kërkoi që “pacientët, vizitorët dhe stafi të bartnin maska – kërkesa për bartjen e maskave në disa zona të kampusit u miratua nga spitali”. Ato përfshijnë zonat e pritjes klinike dhe regjistrimin e pacientëve”.

Cook County Health, i cili përfshin Çikagon dhe Endeavour Health në periferi të Çikagos, muajin e kaluar filloi të kërkonte përsëri maska pasi Departamenti i Shëndetit Publik të Illinoisit u kërkoi spitaleve të rrisin përpjekjet parandaluese në disa fusha, duke përfshirë përdorimin e maskës në të gjithë objektin.

Në Masaçusets, Berkshire Health Systems filloi me bartjen e detyrueshme të maskave të mërkurën, sipas një deklarate.
Në Kaliforni, Qarku i Los Anxhelosit të shtunën rivendosi bartjen e maskave në të gjitha objektet e licencuara të kujdesit shëndetësor, sipas një deklarate të qarkut dhënë Shërbimit të Lajmeve të Qytetit.

Departamenti i Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këtë çështje. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori