Plazhi i Shëngjinit u bë vitet e fundit një nga destinacionet me popullore për pushuesit nga Kosova, për shkak të afërsisë vetëm dy orë larg me detin nëpërmjet rrugës së Kombit, por këtë vit duket se situata ka ndryshuar për keq.
Popullimi i plazheve ka rënë me 50 për qind, ndërkohë baret dhe restorantet pohojnë se aktiviteti ka rënë së paku 30-40 për qind.
Gj. Gega i cili prej vitesh administron një seri apartamentesh me qira në zonën me të populluar të qytetit, tha se pavarësisht se çmimet nuk janë rritur këtë vit, ka më pak pushues. Ai tha se shkak për rënien e turistëve po bëhen çmimet më të larta të ushqimeve si në supermarkete dhe restorante. Gjithashtu pushuesit pohojnë se, rënia e euros po rezulton një kosto shtesë për turistët nga Kosova.
Krahas rritës së përgjithshme të çmimeve, këtë vit me të njëjtën sasi eurosh merr më pak lek, e për rrjedhojë më pak furnizime. Zoti Gega pohon se, gjithashtu marketet në periudhën e korrikut dhe gushtit në zonën e Shëngjinit i shesin produktet gati 30% më shtrenjtë se në Tiranë ose në Lezhë.
Administratorët e njësive të pushimit në Shëngjin pohojnë se, kapacitet akomoduese në zonë janë rritur me shpejtësi vitet e fundit. Ata shpjegojnë se oferta për banesa në zonën e Shëngjinit po rritet me ritme më të shpejta se, numri i turistëve. Shpërndarja e turistëve ka sjellë boshatisje të disa plazheve dhe restoranteve që vitet e kaluara punonin me mbingarkesë.
Nga ana tjetër pushuesit vlerësojnë rregullin dhe pastërtinë në plazh. Bashkia e Lezhës gjatë sezonit turistik bën një organizim të posaçëm në qytet, duke filluar që nga rregullimi i trafikut në zonën e plazheve dhe menaxhimi i mbeturinave. Një seri policësh bashkitë orientojnë pushuesit të hedhin mbeturina në orare në mënyrë që zona të jetë gjithmonë e pastër nga mbeturinat.
Për largimin e turistëve duket se është bërë shkak edhe shërbimi i dobët. Farie Demushi e cila prej vitesh jeton jashtë vendit dhe ka frekuentuar shpesh plazhet e vendit tonë, është e pakënaqur nga shërbimi. Shumë turistë nga Kosova mendojnë në këtë mënyrë. Operatorët kanë investuar në objekte dhe jo në burime njerëzore duke u bërë shkak kështu për rritjen e “armiqësisë” të turistëve me plazhet e vendit.
Operatorët në mungesë për punonjës, rriten rrogat e stafit
Picieri është një nga profesionet e paguara në Shqipëri gjatë sezonit turistik. Në muajt qershor, korrik dhe gusht një të tillë nuk e gjen më pak se 1500 euro rrogë. Në jug kushton edhe më shumë.
Marius Dushku i cili këtë vit po punon në Shëngjin pohon se dy vitet e fundit rroga e tij është rritur së paku me 30%.
“Aktualisht që po flasim kam rreth 6 oferta për punë. Rroga po rritet nga sezoni në sezon. Nuk ja vlen as të emigrosh” tha ai.
Vitet e fundit turizmi ka nxitur shërbimet fast- food sidomos picat. Ky është një nga produktet më të konsumuara në vendin tonë, ndaj profesioni i picierit dhe kuzhinierit është mjaft i kërkuar, sidomos në kohën e plazhit dhe rrogat janë mjaft të larta.
Por edhe me rritjen e rrogave mungesa e stafit është një problem. Emigracioni i lartë i të rinjve po krijon një hendek të madh në tregun e punës, teksa bizneset nuk përvojën e duhur për tu përballur me këtë fenomen./Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit të tij parlamentar ka cenuar demokracinë
Bastisje në Kumanovë, gjendet droga, të arrestuar dy persona
Shkeljet në testin për gradimin në Polici, Inspektorati Policor i Kosovës do të hetojë dhe inspektojë konkursin
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë