LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i viktimave nga coronavirusi, 1.013 persona humbin jetën – mbi 42 mijë janë infektuar në gjithë botën

Rritet numri i viktimave nga coronavirusi, 1.013 persona humbin jetën – mbi 42 mijë janë infektuar në gjithë botën

Autoritet shëndetësore në provincën kineze Hubei kanë njoftuar se më shumë se 103 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në këtë rajon që nga e hëna, duke u rritur kështu numri i viktimave totale në 974 vetëm në atë provincë, shkruan CNN.

Kjo nënkupton se numri total i të vdekurve në Kinë ka shkuar në 1.011, kurse në mbarë botën 1.013 përfshirë njërin në Hong Kong dhe tjetri në Filipine, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu autoritetet e kësaj province pranuan se janë shtuar 2.097 raste të infektimit me coronavirus në Hubei që nga e hëna, duke bërë që numri i përgjithshëm i të prekurve në rajon të shkojë në 31.778.

Më shumë se 25 mijë pacientë janë hospitalizuar në Hubei, përfshirë 1.298 që janë në gjendje kritike. Megjithatë më shumë se 2 mijë tjerë janë shëruar dhe liruar nga spitalet.

E numri i  të infektuarve me coronavirus virus kalon shifrën prej 42.500, shumica prej të cilëve janë regjistruar si raste në Kinë. /Telegrafi/