Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, priti në takim grupin e deputetëve përfaqësues të komunitetit jo shumicë, Veton Berisha, Emilija Redzepi dhe Etem Arifi, me të cilët diskutoi rreth mbështetjes që ministria po u jep projekteve kapitale për komunitetet jo shumicë.
MPMS-së fillimisht i ishin ndarë mjete prej 1.8 milionë euro për projekte kapitale, “Mbështetje për komunitetet jo shumicë” për komunitetet, turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, goran.
Reçica i njoftoi deputetët se këtij fondi, në koordinim me Ministrinë e Financave, i janë shtuar edhe 600 mijë euro, duke rritur kështu fondin në 2.4 milionë, për mbështetje të projekteve për komunitetet e lartpërmendura.
“Me anë të këtij fondi, në bashkëpunim edhe me komunat e Kosovës, po synojmë që t’i mbështesim të gjitha projektet e komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, goran. MPMS, në kuadër të objektivave të saj për rritje të mirëqenies sociale, po bënë përpjekje maksimale për të siguruar mirëqenie të mirëfilltë për të gjitha kategoritë e shoqërisë në vend”, tha Reçica.
Nga ana tjetër, deputetët falënderuan ministrin për pritjen dhe përkrahjen që po i jep komuniteteve jo shumicë, duke theksuar se një mbështetje e tillë i kontribuon sigurimit të një mirëqenie stabile për këto komunitete.
Të dyja palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit edhe në projekte të ngjashme në të ardhmen, për çka ministri shprehi garancën se MPMS është e përkushtuar që secila kategori e shoqërisë në vend të ndjejë dorën e mbështetjes nga shteti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?