LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet në tregjet ndërkombëtare, Shqipëria blen 5 milionë euro energji elektrike për datat 1-5 qershor

Rriten çmimet në tregjet ndërkombëtare, Shqipëria blen 5 milionë euro energji elektrike për datat 1-5 qershor

Sezoni veror dhe marrëveshja e Bashkimit Evropian për embargon e naftës dhe gazit rus kanë dhënë goditjet e para në tregjet e energjisë.

Çmimi për 1 megavat orë energji elektrike u rrit me 30 për qind që prej të shtunës duke kushtuar 220 euro.


Shqipëria po importon afro një të tretën e nevojave për konsum, çka ka çuar kostot e blerjes së energjisë në 1 milion euro në ditë.

Vetëm për 5 ditët e para të qershorit, Korporata Elektroenergjetike ka blerë 5 milionë euro energji, me një çmim mesatar 227 euro për megavat orë.

Prodhimi ditor i Kaskadës së Drinit është i kujdesshëm, me 6 mijë megavat në ditë, në mënyrë që të ruajë rezervën hidrike për muajt e verës, të cilët njihen si periudha më e thatë e vitit.

Aktualisht niveli në Fierzë është 288 metra, dhe prurjet mesatare janë 140 m3/s.

Rezerva hidrike është dyfishuar që prej marsit duke arritur në 1047 gigavat. Me këtë sasi vendi mund të furnizohet pa ndërprerje për dy muaj.

Situata e çmimeve të larta ka goditur jo vetëm financat e sektorit energjetik, por dhe buxhetin e shtetit i cili ka dhënë 230 milionë euro fonde për përballimin e nevojave për blerje të energjisë.

Qeveria është duke diversifikuar burimet energjetike në licencimin e parqeve diellorë, ndërsa së fundi ka hapur ankandin për licencimin e kompanive që kërkojnë të prodhojnë energji nga era. Kapaciteti i licencave që do të jepen për parqet eolikë është 100 megavat. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori