eksperti-banner

Gati 66 mijë qytetarë rusë kanë hyrë në vendet e Bashkimit Evropian, sipas agjencisë kufitare Frontex.

Siç raporton Skynews, rusët po ikin drejt vendeve fqinje për të shmangur një mobilizim të pjesshëm të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.


Kazakistani më herët tha se 98 mijë rusë kishin hyrë në vend që nga njoftimi.

4c371bdc 2e2f 4cc0 8962 45800621bd12

Numri i rusëve që shkojnë drejt BE-së është rritur me 30 për qind brenda një jave, ku shumica kanë mbërritur në Finlandë dhe Estoni.

"Frontex vlerëson se kalimet ilegale të kufirit ka të ngjarë të rriten nëse Federata Ruse vendos të mbyllë kufirin për rekrutët e mundshëm", njoftoi agjencia kufitare.

Ndryshe, Putin ka urdhëruar mobilizimin e 300 mijë ushtarëve rezervë rusë pas dështimeve në Ukrainë. /Telegrafi/