LAJMI I FUNDIT:

Rritet me 21.5 për qind eksporti turk drejt Bashkimit Evropian

Rritet me 21.5 për qind eksporti turk drejt Bashkimit Evropian

Eksporti i Turqisë në vendet e Bashkimit Evropian ka shënuar rritje me 21.5 për qind në periudhën prej janarit deri në muajin prill.

Sipas të dhënave të TurkStat, përcjell Telegrafi, në periudhën katërmujore Turqia ka pasur 51.5 për qind të pjesëmarrjes së eksportit në vendet e Bashkimit Evropian ose 28.5 miliardë dollarë, kurse importet e mallrave nga Bashkimit Evropian në Turqi arritën në 30.3 miliardë dollarë që është për 23.3 për qind e totalit të importeve.


Të dhënat zyrtare tregojnë se në periudhën e njëjtë eksporti i përgjithshëm i Turqisë arrin rreth 55 miliardë dollarë që është rritje prej 8.6 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

TurkStat bëri të ditur se bilanci i jashtëm i Turqisë ka pasur deficit prej 27.4 miliardë dollarë në periudhën prej janarit deri në muajin prill, që është rritje prej 56.2 për qind në nivel vjetor.

Në periudhën nga janari deri në prill Turqia në të shumtën e rasteve ka importuar karburantet minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre, duke arritur në 13.4 miliardë dollarë.

Gjithashtu, TurkStat tha se prodhimet e industrisë përpunuese përbënin 93.8 për qind të totalit të eksporteve në të njëjtën periudhë. /Telegrafi/