ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3.59%, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 1.50 den/litër.


Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) rritet me 5.50 den/l.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) rritet me 4.50 den/litër.

Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të shiten me këto çmime:

EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 87.00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 89.00 (denarë/litër)

EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 88.00 (denarë/litër)

Vaj për ngrohje - Ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 86.00 (denarë/litër)

Vaj për karburant M-1 NS do të shitet për 42.168 (denarë/kilogram)/Telegrafi/