LAJMI I FUNDIT:

Rrihen mes vete dy taksistë në Fushë Kosovë

Rrihen mes vete dy taksistë në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Dy persona (taksistë) janë arrestuar të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me punën e kanë sulmuar fizikisht njëri – tjetrin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:40, në Fushë Kosovë.


Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me punën e tyre që punojnë Taxi e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/