LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një aeroplan turk në Iran, 11 të vdekur

Rrëzohet një aeroplan turk në Iran, 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani privat në jugperëndim të Iranit.

Televizioni shtetëror iranian ka cituar zëdhënësin e organizatës për menaxhimin e emergjencave, Mojtaba Khaledi, të ketë thënë se aeroplani ka goditur malet në Shahr-e Kord dhe është kapluar nga flakët.


Aeroplani C160 ,sipas agjencisë së lajmeve Fars, po udhëtonte nga Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe fillimisht besohej se mbante deri në 20 pasagjerë, njofton Fars, përcjell Telegrafi.

Shahr-e Kord është rreth 370 kilometra në jug të Teheranit,  në provincën jugperëndimore të Chaharmahal dhe Bakhtiari.

Aeroplani thuhet se kapi zjarr mes ajrit përpara përplasjes.

Dëshmitarët përshkruan një top të zjarrit që po përplaste në anën e malit Helen.

Shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë dërguar në vendngjarje, sipas zyrtarëve lokal./Telegrafi/